S’po ndalen thirrjet anti-Kosovë nga tifozët serbë në ndeshjen Serbi – Zvicër
Kombëtarja e Zvicrës është duke luajtur ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.
Gjatë gjithë kohës tifozët vendas janë duke kënduar për Kosovën, shkruan Indeksonline
Përveç thirrjeve raciste, tifozët serbë kanë në fokus edhe kapitenin e Kombëtares “Helvetike”, Granit Xhakën – të cilit po i vërshëllejnë gjatë gjithë kohës.
Në stadium është shpalosur edhe flamuri me hartën e Kosovës dhe sigrisht që shtëpia e futbollit, UEFA është duke i parë dhe dëgjuar këto thirrje.
Kujtojmë që përveç Granit Xhakës, në ekipin e Murat Yakin është i ftuar edhe shqiptari tjetër, Andi Zeqiri.