Ermal Krasniqi pas golit me Kosovën: S’do të ndalem me kaq

Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim, në raundin e tretë në Ligën e Kombeve.

Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi shënuan për “Dardanët.

E ky i fundit pas ndeshjes tha se nuk do të ndalet me kaq.

“Ndjenjë e veçantë që realizova gol me fanellën e Kosovës, ju premtoj se nuk do të ndalem me kaq”, deklaroi ai.