Kosova e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Lituani - Kosovë, në Ligën e Kombeve.
Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj vendasve.
Ishte Edon Zhegrova pas asistit të Muslijes që realizoi në minutën e 20-të.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Dariaus Ir Gireno”. /Zëri