Të paktën 20 të vrarë nga sulmi i fundit izraelit në Gaza
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga sulmet izraelite në Jabalia.
Medecins Sans Frontieres (MSF) thotë se mijëra njerëz janë të bllokuar në kampin e refugjatëve në Jabalia.
Në një postim, koordinatorja e jashtme e projektit të MSF, Sarah Vuylsteke thotë se “askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë”, shkruan BBC.
Dhe shoferi i MSF-së Haydar, gjithashtu i bllokuar në kamp, ëthotë: “Kam frikë të qëndroj dhe kam frikë të largohem”.
Forcat izraelite filluan një ofensivë në zonë një javë më parë, e cila thotë se synon të ndalojë rigrupimin e Hamasit.
Siç raportojnë mjekët në Gaza, 61 persona u vranë në sulmet e fundit ushtarake izraelite në të gjithë Rripin.