Haradinaj: Goditjet e qeverisë ndaj ushtrisë, krejtësisht të qëllimshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim e tij për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme,” shkroi Haradinaj.
“Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”.
“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj. /Zëri