Aksidenti në “Veternik”, Policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit të së premtes që ndodhi në “Veternik” të Prishitnës.

Sipas raportit ditor, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, ku shoferi i një kamioni ka goditur shtatë vetura, shkruan Zeri.info.

Siç bën të ditur policia, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tetë persona, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për mjekim shtëpiak.

Po ashtu, theksohet se shoferi i kamionit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje dhe se hetimet rreth këtij aksidenti janë duke vazhduar, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Veterrnik, Prishtinë 11.10.2024 – 14:30. Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime. /Zëri