Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq në mëngjes riga shiu.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri 20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte stabile të motit!.