Shqipëria pëson humbje nga Çekia
Shqipëria ka pësuar humbje nga Çekia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” përfundoi me rezultat 2-0.
Të dy golat u shënuan nga Chory në minutat tre dhe 63-të.
Vlen të theksohet se kuqezinjtë paten disa raste të mira shënimi, si në pjesën e pare ashtu dhe të dytën, mirëpo pa kontretizim të golit.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.
Me këtë humbje, Shqipëria është e treat me tri pikë, kurse Çekia e dyta me gjashtë sosh.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria e zhvillon të hënën ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00. /Zëri