Ylli i Interit do të nënshkruajë kontratë të re
Ylli i Interit, Denzel Dumfries, ka konfirmuar se do të zgjasë qëndrimin e tij me Nerazzurrët.
Reprezentuesi holandez, kontrata e të cilit është deri në vitin 2025, është lidhur me Manchester Unitedin, por duket se ai do të qëndrojë me skuadrën e Serisë A.
Ai i tha transmetuesit holandez “NOS”: “Unë nuk kam nënshkruar zyrtarisht një zgjatje ende. Kemi ende disa detaje që duhet t'i përfundojmë”, është shprehur 28-vjeçari.
“Negociatat kanë vazhduar për një kohë, sepse në muajt e fundit ka pasur një ndryshim në pronësi në klub. Pres që gjërat të funksionojnë. Shpresoj që të nënshkruaj sa më shpejt që çështja të përfundojë dhe më pas të ecë përpara”, përfundoi ai. /Zëri