Hajdutët thyejnë shtëpinë e artistes Jessie J, i vjedhin stoli në vlerë 18 mijë euro
Shtëpia e këngëtares Jessie J në Los Angeles, ku ajo jeton me partnerin e saj prej shumë vitesh, basketbollistin Chanan Safir Colman, është plaçkitur dhe janë vjedhur stoli me vlerë mbi 20,000 dollarë (18,200 euro).
Sipas raportimeve të The Mirror, hajdutët hynë përmes një dritareje të pasme, të cilën e thyen.
Hetimet janë në vazhdim Policia ka konfirmuar se ende nuk ka arrestime në lidhje me vjedhjen, por hetimet janë në proces. Jessie J nuk është e vetmja figurë e njohur që ka qenë viktimë e një plaçkitjeje.
Hajdutët kanë vënë në shënjestër edhe shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe gruas së tij, Rita Wilson, në Pacific Palisades, e cila vlerësohet në 26 milionë dollarë, si dhe shtëpitë e aktores Sarah Hyland dhe komedianit Marlon Wayans.
Pas vjedhjes së shtëpisë së tij, Wayans shkroi në Instagram: “Në fakt, ata nuk morën shumë sepse nuk kam asgjë. Gjëja më e vlefshme në shtëpinë time është vetë shtëpia. Përveç nëse planifikojnë ta vendosin në një kamion dhe ta largojnë, jam në rregull, sepse nuk mbaj bizhuteri. Ky unazë është false, është një monitor për rrahjet e zemrës. As para të gatshme nuk kam…”.
Duket se hajdutët shpesh presin që personazhet e njohur të largohen nga qyteti për të hyrë në shtëpitë e tyre, duke lënë pas dritare të thyera. Kështu u vodh edhe shtëpia e modeles Daniele Brage, ku u morën disa çanta të markave të njohura dhe bizhuteri. /telegrafi