Ziv uron Yom Kippurin dhe falënderon Kosovën për mbështetje e solidaritet

Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një postimi në platformën “X”, ka uruar për festën më solemne fetare hebraike Yom Kippur, Ditën e Shlyerjes.

“Në festën më solemne fetare hebraike Yom Kippur, Dita e Shlyerjes, ne qëndrojmë përkrah familjeve të viktimave të sulmeve terroriste të 7 tetorit të vitit që shkoi, me familjet e pengjeve dhe lutemi për kthimin me familjet e viktimave të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, me familjet e pengjeve dhe lutemi për kthimin e më të dashurve të tyre. Lutemi për paqe në rajonin tonë dhe në botë dhe për një vit shumë më të mirë. Sërish, shpreh falënderimet më të përzemërta për miqtë në Kosovë për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Qofshim të vulosur në Librin e Jetës, me shpresë dhe forcë për të na çuar përpara. Gmar Chatima Tova”, ka shkruar ambasadorja Ziv.