Aksidenti në Veternik, lirohen dy korsi për qarkullim
Policia e Kosovës i ka liruar dy korsi për qarkullim në rrugën ku ndodhi aksidenti i sotëm në Veternik të Prishtinës.
Nga aksidenti në Veternik mbetën të lënduar 11 persona, ku një kamion humbi kontrollin dhe doli në anën e kundër të rrugës duke i goditur 11 vetura.
Shoferi i kamionit është arrestuar në vendin e ngjarjes, teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.