Përfundon seanca e jashtëzakonshme për përgjimet

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila ishte thirrur nga opozita për të diskutuar për përgjimet e publikuara në media të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimosa Kusari-Lila, me Millan Radoiçiqin.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë vetëm partitë opozitare, pasi Vetëvendosja e ka bojkotuar, transmeton Zeri.info.

Opozita kishte përgatitur që në fund të debatit të hidhte në votim edhe rezolutën, ku mes të tjerash kërkohej shkarkimi i Kusari-Lilës, por e njëjta nuk u hodh në votim në mungesë të kuorumit. /Zëri