11 të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Veternik, rruga akoma e bllokuar
Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ku u përfshinë një kamion dhe 11 vetura.
Nga ky aksident janë lënduar 11 persona, ka konfirmuar Policia, raporton Zeri.info.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i Trafikut Rrugor.
Aktualisht rruga nga Veterniku drejt Prishtinës është ende e bllokuar. /Zëri