Pal Lekaj deputetëve të LVV-së: Ku jeni mshefë, dilni prej biruce

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme për bisedën Kusari-Lila - Radoiçiq, ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se “po jeni mshefë” dhe se të njëjtët duhet të dalin prej biruce.

“Fjalia e parë e imja është, kolegë të VV-së ku jeni mshefë, dilni prej biruce, sepse nuk mbrohet kështu veprimi juaj që e keni bërë”, ka thënë Lekaj.

“VV ka ardhë me një fletushkë të partisë komuniste që e paraqiti programin qeveritar dhe për këto katër viti, më besoni që s’ka qytetar që e gjen një të mirë që e kanë bërë për këtë vend”, ka shtuar ai.