Ndodhi brenda pronës së tij, ky është biznesi ku vdiq pejani nga shpërthimi i bombolës

Një shpërthim i bombolës së gazit la të vdekur mëngjesin e sotëm një person në Pejë.

Insajderi raportoi se viktima është Visar Muriqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në pompën e derivateve “DeltaGroup”.

Muriqi ishte ftuar nga ky biznes që të bënte shndërrimin e bombolës së gazit në mënyrë që e njëjta të përdorej për derivate të tjera.

“Delta Group” në ARBK-ja figuron si pronë e vëllezërve Vesel e Shkëlqim Jusaj.

Në momentin e arritjes viktima ka nisur të punojë në këtë bombol, që gjendej nën tokë, por e njëjta ka shpërthyer.

Trupi i viktimës është goditur nga vala shpërthyese, ku edhe është dëmtuar seriozisht, duke shkaktuar vdekje të menjëhershme.