Haxhi Shala vjen në Kosovë, shkon te varri i babait [video]

Ish-deputeti Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Hagë, ka mbërritur në Kosovë.

Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është vdekja e babait, të cilit sot ish-deputeti ia vizitoi edhe varrin.

Në një video të IndeksOnline, Shala shihet i vetëm pranë varrit të babait.