“Rrugë me nota”, Albina Kelmendi publikon albumin e ri me dhjetë këngë
Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka prezantuar të enjten albumin e ri.
“Rrugë me nota” mban titullin ky projekt, i cili përmban gjithsej dhjetë këngë të kompletuara me klipe.
Secila prej këngëve është e veçantë e me paraqitje të mahnitshme të artistes shqiptare.
Bashkëpunëtorë të këtij albumi janë: Enis Mullaj, Big Basta, Tiri Gjoci, Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku, Astrit Stafai, Alban Selimaj etj.
Promovimin e albumit e bëri po ashtu në "Klan Arena" para familjarëve e miqve të ngushtë.
Albina ka kohë që është pjesë e estradës dhe deri më tani ka sjellë hite të shumta.
Në vitin e kaluar ajo gjithashtu prezantoi Shqipërinë në Eurovision bashkë me familjen e saj.