Grupi Parlamentar i LVV-së mban konferencë për media
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media, nga ora 11:00.
Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku menjëherë pas një ore do të mbahet dhe seancë e jashtëzakonshme lidhur me bisedat e shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Millan Radoiçiq.