Policia spanjolle sekuestroi 9000 kilogramë hashash, arrestohen 29 persona

Garda Civile Spanjolle arrestoi 29 anëtarë të një organizate kriminale që tregtonte drogë në të gjithë bregdetin Andaluzian dhe sekuestroi mbi 9,000 kilogramë hashash pranë Campo de Gibraltar.

Sipas raportimeve, anëtarët e klanit të drejtuar nga Carmelo Lapella, një tregtar i njohur droge i cili është në arrati nga drejtësia, u arrestuan.

Grupi dyshohet se ishte i përfshirë në tregtinë e drogës nga Maroku, të cilën më vonë e shpërndanë në të gjithë Spanjën përmes lumenjve Guadiana dhe Guadalquivir, si dhe jashtë kufijve të vendit.

Në 18 kontrolle të kryera janë sekuestruar 8946 kilogramë hashash, njoftojnë autoritetet.

Gjithashtu u gjetën 123 kilogramë sytha, 736 bimë marihuanë, 11 makina, një kamion dhe disa armë zjarri./abcnews