Prokuroria konfirmon arrestimin e Naser Hafizit

Prokuroria Speciale e Kosovës, e ka konfirmuar ndalimin e Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore.

“Konfirmoj arrestimin e të njëjtit”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

Hafizi është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

Ndryshe të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /rtk