Bideni u bën thirrje amerikanëve të qëndrojnë brenda, thotë se ndihma është rrugës

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar në X, lidhur me përgjigjen e qeverisë në raport me uraganin që ka goditur Floridan.

“Për të gjithë të prekurit nga uragani Milton: Ju bëjë thirrje të qëndroni brenda dhe sa më larg rrugëve”, tha Biden, transmeton Telegrafi.

“Linjat e energjisë elektrike të shkatërruara, rrënojat dhe rrugët e mbuluara me ujë po krijojnë kushte të rrezikshme”, theksoi ndër tjera presidenti amerikan.

Ai bëri të ditur se ndihma është duke ardhur – por derisa ajo të arrijë – u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër strehimore derisa zyrtarët lokalë t’ua bëjnë me dije se janë të sigurt të dalin sërish jashtë.