Në pritje të inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë: Nis ceremonia me leximin e Kuranit nga imami Gazment Teqja

Në pritje të ardhjes së presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ceremonia brenda xhamisë së Namazgjasë me leximin e Kuranit nga kryemyftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili u prezantua si imam i xhamisë së Namazgjasë.

Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30,  Rama dhe Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re.

Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia  është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri./tch