Një këmbësore goditet nga motoçikleta në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësore është goditur sot nga një motoçikletë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, rreth orës 15:30.

Zëdhënëse  e Policisë së Kosovës në Prishtinë Flora Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ku është përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor”, raporton Zeri.info.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar  një person (këmbësor)”.Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.