Nis takimi i Osmanit me Kasanofin

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi mes Osmanit dhe Kasanofit ka nisur nga ora 16:00.

Pos shefes së shtetit, i dërguari amerikan pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kjo është vizita e parë e Kasanofit në Kosovë.