Justin Bieber po lufton me shëndetin mendor mes skandalit të Diddyt

Justin Bieber po kalon një periudhë të vështirë kohët e fundit, pas akuzava të ngritura kundër mikut të tij dikur të ngushtë, Sean “Diddy” Combs. Është shumë për t’u trajtuar, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e tyre.

Sipas një burimi që foli për Us Weekly, Justin po e ndjen vërtet peshën e të gjithëve mendërisht. “Ai ka një histori të tillë me Diddny dhe akuzat kundër tij kanë qenë të vështira për t’u përpunuar”, tha burimi.

Një tjetër burim i brendshëm përmendi për median se Justin po ndihet “plotësisht i neveritur” nga e gjithë situata dhe është këshilluar të qëndrojë larg çdo gjëje që lidhet me të.

Sipas mediave të huaja, Justin u pa së fundmi në një dalje të tij në publik ku dukej mjaft i zhgënjyer. Ai u fotografua i vetëm në një vend të njohur në Los Anxhelos dhe padyshim dukej i humbur në mendime pas timonit të makinës së tij.