Haxhiu i thotë Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore e Millan Radoiçiqit në krim

Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e Kuvendit e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, bashkëpunëtore të Millan Radoiçiqit në krim.

Në fjalën e tij, Haxhiu e theksoi sulmin ndaj një kompanie kosovare në urën e Ibrit.

“Si është sulmuar Lirigzoni kompani në pjesën veriore nga bandat e Radoiçiqit dhe ju i duartrokitni kësaj pafytyrësie. Ju e doni me bo bashkë luftëtarin me bashkëpunëtorin. Jo, zonjë, jeni bashkëpunëtore e krimit me Milan Radoiçiqin”. /EO