PDK-ja kërkon që Kuvendi të diskutojë sot për përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që rendi i ditës për seancën e sotme të shtyhet, ndërsa në vend të tyre të diskutohet për përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me Millan Radoiçiqin.

“Mimoza Kusari-Lila së bashku me Millan Radoiqin na kanë përcaktuar vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës”, tha Tahiri në fillim të seancës së Kuvendit, transmeton Zeri.info.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se debat nuk mund të bëhet, për shkak se duhet të ndiqen procedurat, ndërsa u dha mundësi që shefat e Grupit Parlamentar të deklarohen për këtë. /Zëri