Haradinaj: Kosova udhëhiqet nga spiuni i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë.

Kështu tha Haradinaj sot para mediave, pas raportimeve se terroristi Millan Radoiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale.

“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës.

Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, tha Haradinaj.

Dje në media u publiku një përgjim, në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Millan Radoiçiq. Aty dëgjohen teksa flasin për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses.

Kusari-Lila e ka quajtur “të montuar” përgjimin. /Telegrafi