Rritje e frikshme e numrit të divorceve në Kosovë
Viteve të fundit në Kosovë ka rritje të rasteve me divorce.
Në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë periudhës vjetore janar, dhjetor 2023 kanë qenë 156 dhe 131 raste të shkurorëzimit.
Ndërsa në fillim të këtij viti muaji janar prin me 155 raste të shkurorëzimeve dhe në muajin qershor ka rënie të numrit të shkurorëzimit me 118 raste të tilla.
Psikologia klinike Lule Alidema në lidhje me çështjen e faktorëve të shkurorëzimeve në Kosovë ka thënë se kjo dukuri kryesisht po ndodh për shkak se martesat të cilat bëhen me baza interesi dhe me imponime nga familja. Çrregullimet psikologjike si ankthi i xhelozisë patologjike, përdorimi i lëndëve narkotike, varësitë në rrjete sociale në theks varësi ndaj pornografisë etj.”, deklaron psikologia klinike për rtv21.
“Faktorët që ndikojnë në shkurorëzime janë të shumtë, por mbi gjithë faktorët më ndikues janë martesat që ndodhin me baza interesi (materiale, intelektuale), ato me imponime qoftë nga familja apo edhe nga vet çifti apo cilido njërës palë, kushtet ekonomike mbi dhe nën nivel”, shtoi ajo.
Në lidhje me çështjen e divorcit në Kosovë është deklaruar edhe avokati Fitim Klinaku, ai për Rtv21 thotë se njëra ndër faktorët që ndikojnë në zgjidhjen e martesës janë kushtet e rënda ekonomike dhe mënyra e të jetuarit ndryshe karshi botës virtuale.
“Kushtet e rënda ekonomike dhe faktorë e tjerë socialë, siç janë mënyra e të jetuarit ndryshe karshi botës virtuale, në raste të caktuara edhe çiftet me fëmijë me probleme të përhershme shëndetësore siç janë autikë etj. dhe si rrjedhojë e saj vjen edhe dhuna në familje dhe çrregullimi serioz i raporteve në mes të çifteve dhe deri te ndarja faktike e bashkëjetesës”, tha Klinaku.
Nga ana e sociologut Bekim Selishta po shihet mungesë e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të reja.
“Janë bërë disa vite që është rritur procesi i shkurorëzimeve. Të sapo martuarit apo të sapo bërit prindër janë goxha të sfiduar me jetën, sepse gjenerata nga gjeneratat kanë ndërruar. Ky trend i fundit sidomos në TikTok dhe disa probleme tjera në rrjete sociale kanë ndikuar në numër dhe negativisht. Problemet fillojnë nga ana financiare, kushtet, inflacioni, shteti nuk po ja zgjat dorën për ndihmesë për prindërit e rinj”, tha ai.
Avokati Ardian Bajraktari thotë se sfiduese vazhdon të jetë edhe kontributi i gruas përgjatë kohëzgjatjes së martesës.
“Kurdo që ky vullnet nuk ekziston, bashkëshortët mund të iniciojnë procese të shkurorëzimit, i cili mund të bëhet në dy mënyra, me marrëveshje ose përmes padisë, kur për këtë të fundit janë të përcaktuara shkaqet për shkurorëzim, e që sipas Nenit 69, paragrafit 2 të Ligjit të familjes janë: jeta e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, veprat penale kundër jetës së bashkëshortit, keqtrajtimi serioz, lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, sëmundja psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhduar për të vepruar, ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe shkurorëzimi me marrëveshje të dyanshme. Sfidë vazhdon me qenë aspekti i pasurisë dhe ndarja e sajë, veçmas e grave, ku në masë të madhe nuk merret në konsideratë roli dhe kontributi i gruas përgjatë kohëzgjatjes së martesës”, tha Bajraktari.