Erdogani sot në Tiranë, kjo është agjenda

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas mediave turke, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites, ndërsa agjenda parashikon një pritje të tij dhe delegacionit turk nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Pas takimit të dy liderëve, delegacionet do të drejtohen drejt xhamisë së re të Namasgjasë, ku do të bëhet edhe hapja e saj, raporton tvklan.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit.