Emisari i SHBA-së sot viziton Kosovën

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën.

Se gjatë kësaj jave do të ndodhë kjo vizitë pati bërë të ditur për Klankosova.tv nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Në përgjigje u tha se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e Qeverisë”.

Kasanofi pritet të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.