Sot kryesisht vranët, temperaturat deri në 24 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në njoftimin e këtij Instituti thuhet se temperaturat maksimale të ditës pritet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.