Osmani në takim dypalësh me Plenkoviqin dhe homologen sllovene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.

Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua në margjina të Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, transmeton Klankosova.tv.

Përveç me Musarin, e para e shtetit takim dypalësh zhvilloi edhe me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviq.