Zyrtare: Liria emëron trajnerin e ri, Bledar Devollin

FC Liria ka njoftuar se ka emëruar trajnerin e ri, Bledar Devollin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook. /Zëri

Postimi i plotë nga Liria:

FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli.

Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.

Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj.