AKB: Nga viti 2025, tatimi në pronë në Kosovë më i larti në Ballkan

Kosovarët nga viti i ardhshëm do të paguajnë më shumë tatim në pronë private dhe komerciale.

Kështu ka bërë të ditur Aleanca Kosovare e Bizneseve, e cila ka thënë se me ligjin e ri Kosova do ta ketë tatimin më të lartë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Zeri.info.

Sipas AKB-së, e cila ka kundërshtuar këtë ligj, tatimi në pronë do të rritet 200-300%.

Reagimi i plotë nga AKB-ja:

Tatimi në pronë private dhe komerciale më i larti në Kosovë nga viti 2025.

Në Kosovë tatimi në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë më i larti në Ballkanin Perëndimor.

Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar, do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti i ardhshëm.

AKB-ja e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%, kjo është një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve - AKB dhe kryetari i saj Agim Shahini i kërkojnë Qeverisë së Kosovës amendamentimin e këtij ligji, në mënyrë që projektligji i ri të diskutohet me biznese dhe me qytetarët të Republikës së Kosovës.