Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në sfidën Hungari U-21 – Malta U-21
Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të marrin besim nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.
UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U-21, Hungaria – Malta.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nándor Stadion” në Budapest, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 10 tetor me fillim në orën 20:00. /Telegrafi