Zyrtare: Drenica ndërpren bashkëpunmin me trajnerin

FC Drenica ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Megzon Visoken.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërprerja e bashkëpunimin mes dy palëve erdhi me marrëveshje të dyanshme. /Zëri

Postimi i plotë:

Klubi nderprenë bashképunimin me marreveshje dhe mirëkuptim me Visoken dhe Gjerajn

Klubi Futbollistik 'Drenica', njofton opinionin futbolldashës, dashamirét, tifozët dhe qytetarët se është nderprerë bashkëpunimi me marreveshje dhe mirekuptim të dyanshëm më kryetrajnerin Megzon Visoka dhe Asistentin Robert Gjeraj.

Klubi falenderon Visoken dhe Gjerajn për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i falenderon për punën dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe, duke ju uruar shendet dhe suksese në karrierë.

Faleminderit Megzon Visoka dhe Robert Gjeraj!