Kërkohet prej prokurorisë, zyrtari i ministrisë së Liburn Aliu lajmërohet live: Kam me u kthy pasnesër
Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpëlarje e parave” dhe “mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.
Hafizi nuk është gjetur në vendbanimin e tij kur autoritetet e sigurisë e kërkuan atë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Debat Plus Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit. Ai u zotua se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.
“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4”, tha ndër të tjera Hafizi.