Komuna e Prishtinës nis fasadimin e ndërtesës së “shëmtuar”, në hyrje të qytetit
Komuna e Prishtinës ka nisur fasadimin e ndërtesës në hyrje të qytetit, siç njihet ndryshe te "Rrethi i Flamurit".
Kjo ndërtesë prej kohësh ka qenë në një gjendje të papërshtatshme vizuale.
Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për transformimin estetik dhe funksional të ndërtesës.
“Me kënaqësi njoftoj se po fillon procesi i fasadimit të ndërtesës në hyrje të Prishtinës, e cila për një kohë të gjatë ka pasur një pamje të papërshtatshme. Ky projekt nuk përmirëson vetëm pamjen e qytetit tonë, por ndikon drejtpërdrejt në izolimin termik dhe kursimin e energjisë, duke kontribuar në një mjedis më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm”, tha Zogaj.
Projekti i fasadimit është pjesë e planeve më të gjera për zhvillimin urban dhe mirëqenien e banorëve të Prishtinës, duke realizuar kështu një tjetër premtim të dhënë nga autoritetet lokale.
@alban.zogaj Është kënaqësi të ju njoftoj që po fillon procesi i fasadimit të ndërtesës në hyrje të Prishtinës, e cila për një kohë të gjatë ka pasur një pamje të papërshtatshme. Ky projekt do të transformojë jo vetëm pamjen e ndërtesës, por edhe cilësinë e jetës për banorët e saj. Fasada e re jo vetëm që përmirëson estetikën e qytetit tonë, por ndikon drejtpërdrejt në izolimin termik dhe kursimin e energjisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Ky është vetëm një hap i radhës në përpjekjet tona të vazhdueshme për të përmirësuar infrastrukturën dhe mirëqenien e banorëve të Prishtinës. Edhe një premtim që po realizohet.
ë original sound - Alban Zogaj