Nesër mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokalë të LDK-së

Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së.

“Ky forum në përbërje ka të 209 këshilltarët lokalë të LDK-së si dhe synon të unifikojë politikat lokale të LDK-së; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor”, thuhet në kumtesë.

Aty tutje u bë e ditur se forumi është themeluar me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së LDK-së.

Mediat do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Forumi t’i vazhdojë punimet.