“Trepça” i kundërpërgjigjet Sindikatës së minatorëve, thotë se ka bërë “shumë pagesa” gjatë shtatorit

Ndërmarrja publike “Trepça” i është kundërpërgjigjur Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, pasi që kjo e fundit sot tha se minatorët janë kompensuar vetëm me 51 për qind të pagës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve ka thënë se shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, është e papranueshme dhe fyese.

Ndërsa, “Trepça” përmes një postimi ka thënë se ka bërë “shumë pagesa gjatë muajit shtator”.

“Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve në këtë muaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pagat e muajit gusht janë afër një milion.

Bëhet e ditur se pagat gjatë muajit gusht ndaj punëtorëve të KEK-ut, sipas njoftimit të “Trepçës”, kanë qenë 600 mijë euro (shuma e përmbledhur e pagave të të gjithë punëtorëve), kurse ndaj atyre të KESCO-s, 58 mijë euro (shuma e përmbledhur e pagave të të gjithë punëtorëve).

“Dhe ‘mijëra’ pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim”, thuhet tutje në njoftim. Zëri