Real Madridi pas Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies

Real Madridi thuhet se po planifikon të nënshkruajë me Trent Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies në transferime të lira verën e ardhshme, sipas “Marca”.

Alexander-Arnold, mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar i Liverpoolit, ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Anfield, por ende nuk ka finalizuar një kontratë të re, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit.

Në mënyrë të ngjashme, mbrojtësi i majtë 23-vjeçar i Bayern Munichut, Davies ka pak më shumë se gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij. Real Madridi thuhet se pret deri në janar për të bërë oferta zyrtare për të dy lojtarët me shpresën për të siguruar nënshkrimet e tyre përpara sezonit të ardhshëm. /Zëri