Komplikime gjatë shtatzënisë, vdes nëna dhe foshnja e saj në Tiranë

Një nënë 37-vjeçare ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj, pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Mësohet se foshnja ka humbur jetën në maternitet, ndërsa nëna është dërguar në gjendje të rëndë, më datë 5 tetor, në reanimacionin e QSUT-së për trajtim të specializuar, shkruan A2.

Sipas informacioneve nga zyra e shtypit pranë QSUT-së, nëna ka ndërruar jetë dy ditë më pas, më 7 tetor, për shkak të parametrave të përkeqësuar (bilirubina e lartë).