Harrisi thotë se Irani është armiku kryesor i SHBA-së
Kandidatja demokrate presidenciale, Kamala Harris e ka cilësuar Iranin si kundërshtarin më të madh të Shteteve të Bashkuara.
Pasi iu kërkua përmendja e armikut kryesor të ShBA-së, Harris tha se e ka një të qartë në mendje.
“Irani ka gjak amerikan në duar”, është shprehur Harris, shkruan CNN.
E pyetur nëse ajo do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse ka prova që Irani po ndërton një armë bërthamore, Harris nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes.
“Nuk do të flas për hipoteza në këtë moment”, u shpreh tutje ajo, transmeton Klankosova.tv.