Mbappe shpallët “Lojtari i Muajit” te Real Madridi

Kylian Mbappe e ka fituar çmimin e më të mirit të muajit tek Real Madrid.

Francezi fitoi garën me Militaon, Rodrygon, Carvajal dhe Bellingham.

Mbappe realizoi 5 gola dhe një asistim në muajin e kaluar, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë na La Liga.

Kylian Mbappe po ashtu mungoi në ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit, shkaku i një lëndimi.

Sulmuesi francez e realizoi dëshirën e tij të kahmotshme këtë verë, duke iu bashkuar klubit mbretëror nga PSG-ja si transfer i lirë.