Prokuroria detaje për bastisjet në Ministrinë e Mjedisit: Dy të dyshuar për korrupsion dhe mosraportim pasurie

Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar për bastisjen e së martës në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Shpëlarje parash” dhe “Mosraportim ose raportim i rremë të pasurisë, të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me ‘Keqpërdorimin e detyrës zyrtare’, nga Neni 414 i KPK-së, ‘Shpëlarjes së parasë’ nga Neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të ‘Mosraportimit ose raportimit të rremë i pasurisë, të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare’, nga Neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.

Tutje, Prokuroria ka thënë se pas përfundimit të aksionit do të ketë njoftim.