Osmani takohet me Begajn në Tivat, “për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve simotra”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në kuadër të procesit Bërdo Brione, që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.
Osmani ka shkruar se me Begajn u takua për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve.
“Sot në Tivat, me presidentin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe së ardhmes sonë euroatlantike”, shkroi Osmani. /Zëri