Rita Ora pritet ta prezantojë “MTV Europe Music Awards”
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora pritet të prezantojë “MTV Europe Music Awards”, që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.
Artistja e hitit “Hot Right Now” është në bisedime me drejtuesit e eventit për të udhëhequr ceremoninë, e cila do të zhvillohet në Manchester më 10 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Ylli i muzikës ndërpreu bashkëpunimin me menaxheren e saj dhe drejtuesen e kompanisë “First Access Entertainment”, Sarah Stennet, dhe tashmë po pret për projekte të reja.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Rita merr përsipër të drejtojë eventin, pasi e realizoi detyrën e prezantueses në mënyrën më të mirë të mundshme në vitin 2017, në stadiumin Wembley.
Lajmi vjen pasi këngëtarja me origjinë shqiptare është zëvendësuar nga prezantuesja e Love Island, Maya Jama, në emisionin “The Masked Singer”. Megjithatë, kjo lëvizje nuk u prit mirë nga shikuesit, të cilët dëshironin që Rita Ora të vijonte të ishte pjesë e panelit.