Kosova në proces të blerjes së raketave “Javeline”, Maqedonci jep detaje
Kosova është në proces të blerjes së raketave “Javeline”, proces ky i cili ka nisur që nga janari i këtij viti.
Tashmë pagesa e parë është kryer në muajin mars, ndërsa e dyta pritet të bëhet në dhjetor të këtij viti, raporton Zeri.info.
Këtë e ka konfirmuar sot edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
“Jemi në proces të blerjes së ‘Javeline’-ve, është ekzekutuar pagesa e parë në mars, pagesa e dytë do të ekzekutohet gjatë muajit dhjetor”, tha Maqedonci, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se kërkesa për të blerë raketat ‘Javelin’ është bërë sipas një plani paraprak për t’i përmbushur nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). /Zëri